Rashkaj tregon se kush ndikojë që ai të transferohet nga Finlanda në Suedi!

Kapiteni i Kombëtares së Kosovë, Anel Rashkaj sot dhe zyrtarisht është bërë me skuadër të re.
Rashkaj, ka firmosur kontratë 2 vjeçare me klubin e Orgrytu nga Suedia, shkruan IndeksOnline
Për të njohur më shumë se çfarë e shtyri mesfushorin tonë t’i bashkohet klubit nga Suedia, IndeksOnline ka biseduar me Rashkaj i cili tha se vendbanimi ka ndikuar në transferimin e tij.

“Po, vendbanimi ka ndikuar shumë në transferimin tim, pasi desha të jem më afër familjes”, tha fillimisht 31 vejçari.
Ai gjithashtu tha se do të mundohet që të jep maksimumin te klubi i ri.
“Premtoj të jap maksimumin dhe shpresoj të arrijë suksese me ekipin”, tha ai.
Kujtojmë se Rashkaj më herët ishte pjesë e klubit nga Finlanda, Seinajoen Jalkapallokerho./IndeksOnline/