75 Mall Live Search
10:04 / E Premte, 22 Janar 2021 / Blerim

Reagon Japonia: Lojërat Olimpike do të mbahen

“Times”-i mbrëmë shkroi për mundësinë e ndalimit të Lojërave Olimpike në Tokio për shkak të Covidit-19.

Lojërat Olimpike u anuluan vitin e kaluar për shkak të gjendjes pandemike në gjithë botën, shkruan IndeksOnline.

Një artikull i publikuar nga “Times”-i ka shtyrë Qeverinë e Japonisë të reagojë rreth një ndalimi të mundshëm të Lojërave Olimpike edhe gjatë këtij viti.

Kjo qeveri megjithatë i ka mohuar këto raportime të gazetës angleze, me pretekstin se lojërat do të mbahen ashtu siç ishin planifikuar për këtë vit./IndeksOnline/