Klubet që e kanë ‘konfirmuar’ pjesëmarrjen në Super League!

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë FIFA dje doli zyrtarisht kundër krijimit të European Super League-s.
Madje kjo shtëpi “kërcënoi” të gjithë ata që marrin pjesë në këtë kompeticion (garë) se nuk mund të luajnë në garat që i organizon FIFA, shkruan IndeksOnline.
“Repubblica” sot zbuloi 15-skuadra që i kanë thënë “PO” këtij kompeticioni:
Klubet nga Italia: Juventusi, Interi dhe Milani
Klubet nga Anglia: Liverpooli, Manchester Unitedi, Chelsea, Arsenali dhe Tottenhami
Klubet nga Spanja: Barcelona, Atletico dhe Real Madridi
Klubet nga Gjermania: Bayerni dhe Borussia Dortmundi
Klubet nga Franca: Paris Saint-Germain.