75 Mall Live Search
23:53 / E Premte, 22 Janar 2021 / Blerim

Mbappe pasi shënoi dy gola me Parisin: Nuk jam më i miri, duhet të punoj

Sulmuesi i Paris SG, Kylian Mbappe ka shkëlqyer në ndeshjen e sotme ndaj Montpellier, pasi shënoi dy gola.

Pra, ‘milionerët’ e mbyllën ndeshjen me rezultatin final në 4:0, duke mos i lënë asnjë mundësi kundërshtarit për të shënuar gol, shkruan IndeksOnline

Por, Mbappe pas ndeshjes u tregua mjaft i matur, ku tha se nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë edhe pse i shënoi dy gola.

“E vërteta është, unë nuk isha mirë! Mund ta shikoj veten në pasqyrë, të them kur po luaj mirë apo jo. Sot kam arritur të jem vendimtar por nuk isha aty ende”, tha ai.