Ramadani pas triumfit: Fitoren ia dedikoj “Plisave”

Prishtina e ka fituar Superkupën e Kosovës ndaj Dritës me rezultatin final në 3:1.
Ndeshja u zhvillua në Turqi, ku edhe ishte hera e parë që Superkupa e Kosovës të organizohet jashtë vendit, shkruan IndeksOnline
Pas ndeshjes foli edhe tekniku Zekrija Ramdani, i cili tha se këtë trofe ua dedikon tifozëve “Plisat” dhe futbollistëve që sipas tij sot kishin ngarkesë të madhe fizike.
“Në pjesën e parë kishim një inciativë, krijuam raste, në pjesë e dytë ne kishim raste te pastra dhe shënuam, këtë fitore patjetër qe ua dedikoj “Plisave” dhe futbollistëve që kanë pasur një ngarkesë të madhe fizike”, tha Ramdani.