75 Mall Live Search
19:21 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / Blerim

Kosovari i ‘dashuruar’ pas Vietnamit: Kam qenë në Europë, por këtu është më së miri

Futbollisti kosovar, Gramoz Kurtaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se është i dashuruar pas vendit, Vietnam.

Kurtaj ishte pjesë e shumë klubeve. Ai kaloi edhe një sezon në Superligën e Kosovës, në skuadrën e SC Gjilan, shkruan IndeksOnline.

“Ishte plani im dhe ëndrra ime që unë të kthehesha në Vietnam. Më pëlqejnë njerëzit këtu, më pëlqen vendi.”, ka thënë Kurtaj.

Kosovari u kritikua shumë nga mediat në Vietnam, kinse nuk po pranon të luaj futboll dhe po shitet si një yll.

“Këto çka po i shoh në media nuk janë të vërteta. Unë nuk jam i keq. Unë kam ardhur këtu të luaj, por nuk jam robot. Kam pasur shumë angazhime, në stërvitje, kam udhëtuar nga Europa për këtu. Jam i lodhur, prandaj kam kërkuar nga trajneri që të pushoj në një ndeshje. Unë do të rikthehem, por ju gazetarët nuk duhet të flisni keq. Shikoni statistikat kur kam qenë këtu më herët.”, është shprehur futbollisti kosovar.

Kurtaj te Gjilani kishte bërë afro 8 paraqitje dhe kishte shënuar një gol.

Ai ka luajtur edhe në Gjermani te shumë klube. Po ashtu ka luajtur edhe në Skoci te klubi i Hamilton./IndeksOnline/