75 Mall Live Search
19:57 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / Blerim

Milan ‘turpërohet’ nga Atalanta, tregon dobësi nga kreu i tabelës

Skuadra e AC Milan ka pësuar humbje të thellë si vendas ndaj Atalanta-s në xhiron e 19’të të Serie A-së.

‘Kuqezinjtë’ pësuan disfatë të thellë midis ‘San Siros’ me rezultat 0-3, shkruan IndeksOnline.

Asgjë pozitive s’kishte sonte nga klubi i Stefano Piolit. Golat për ekipin mysafir i shënuan: Cristian Romero, Ilicic dhe Duvan Zapata.

Edhe pas kësaj humbje, Milan mbetët në pozitën e parë me 43 pikë. Kurse Atalanta me fitore ngritët në pozitën e katërt me 36 pikë./IndeksOnline/