Igli Tare kërkon një tjetër serb për ta bërë “shok” me Muriqin

Lazio është në kërkim të një mbrojtësi pas dëmtimit të brazilianit Luiz Felipe.
Sipas “Corriere di Roma”, drejtori sportiv i bardhekaltërve ka shënjestruar Nikola Maksimoviç, i cili është në skadencë me Napolin në muajin qershor.
Mbrojtësi serb me klubin e Gattusos është aktivizuar këtë sezon në total 17 ndeshje.
Më parë, Maksimoviç është ndjekur nga pranë edhe nga Interi, Fiorentina dhe Roma. /IndeksOnline/
