12:12 / E Hënë, 25 Janar 2021 / OSH

As LDK nuk shpëton pa u gjobitur- 2 mijë euro për mbajtjen e një tubimi në Prishtinë

Tri partitë më të mëdha në vend, Vetëvendosje PDK-ja dhe LDK-ja janë gjobitur gjatë ditës së sotme nga Inspektorati i Prishtinës, për mbajtjen e aktiviteteve parazgjedhore në ambiente të mbyllura në kohë covidi.

E fundit e gjobitur është Lidhja Demokratike e Kosovës, me 2 mijë euro.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, drejtori i Inspektoratit komunal, Adonis Tahiri.