Borell: Bashkëpunimi mes BE-së dhe administratës së Biden do të sjell rezultate në Ballkan

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell beson se bashkëpunimi mes BE-së dhe administratës së Biden do të sjell rezultate në Ballkan.
“BE është e gatshme të rinovojë partneritetin strategjik me Presidentin e ri të SHBA Joseph Biden në mënyrë që të arrijë rezultate në ruajtjen e paqes dhe sigurisë nga Ballkani Perëndimor në Mesdheun Lindor dhe Ukrainën”, tha Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE për Punët e Jashtme dhe Politika e Sigurisë.
“Nuk ka dyshim që SHBA luan një rol thelbësor në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, gjithashtu Evropiane, dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të punojmë së bashku në shumë vende në kontinentin tonë,” theksoi Borrell duke shtuar se BE dhe SH.B.A., si partnerë globale, duhet të thellojnë dialogun dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat.”
Sipas Borell, një aleancë e tillë BE-SHBA është “thelbësore jo vetëm për sigurinë dhe prosperitetin e të dy anëve të Atlantikut, por edhe për mirëmbajtjen e një rendi botëror të bazuar në demokraci, shtetin e së drejtës”./Indeksonline/