75 Mall Live Search
19:51 / E Hënë, 25 Janar 2021 / OSH

Ish-trajneri i Prishtinës, Mirel Josa merr drejtimin e gjigantit të Superiores

Ish-trajneri i klubit të Prishtinës, Mirel Josa tashmë është bërë me skuadër të re.

Josa nga sot është zyrtarizuar si trajner i FK Kukësit, transmeton Indeksonline.

Ai ka nënshkruar kontratë 1 vjet e gjysmë dhe do të marr drejtimin e skuadrës që nga dita e mërkure.

Postimi i plotë i FK Kukësit:

Njoftim i klubit

Futboll Klub Kukësi njofton se Mirel Josa është trajneri i ri i skuadrës sonë. Tekniku kryeqytetas ka arritur sot marrëveshjen për 1 vit e gjysmë dhe menjëherë do të marrë drejtimin e skuadrës, ndërsa prezantimi i tij para mediave do të bëhet ditën e mërkurë.

Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që Josa të merrte drejtimin e skuadrës, ndërkohë që Rraman Hallaçi do të jetë ndihmës i tij dhe njëkohësisht do të drejtojë Kukësin U21.

Josa është një trajner që e njeh mirë kampionatin shqiptar, duke drejtuar disa skuadra të ndryshme dhe duke fituar trofe. Klubi i Kukësit i uron suksese trajnerit Josa në krye të stolit kuksian.