Doncic me rekord të ri në NBA!

Luka Doncic, 21-vjeçari vazhdon me formë fantastike në basketbollin amerikan.
Basketbollisti slloven që ka lidhje familjare edhe me Kosovën, në ndeshjen e fundit shënoi 35 pikë, shkruan IndeksOnline.
Ai në humbjen e skuadrës së tij, Dallas Mavericks 113-117 ndaj Denver Nuggets, bëri 11 kërcime dhe 16 asistime.
Me këto statistika, Doncic bëhet lojtari i 6-të në historinë e NBA-së që shënon 30+ pikë, 15+ asistime dhe 4+ vjedhje të topit që nga viti 1973-74. Ai i bashkohet 5-ës së madhe: LeBron James, Brandon Knight, Russell Westbrook, Magic Johnson dhe Pete Maravich./IndeksOnline/