75 Mall Live Search
15:57 / E Martë, 26 Janar 2021 / Blerim

Trajneri i Sandhausen thotë fjalë të mira për ‘Messin’ kosovar

Trajneri i klubit gjerman, SV Sandhausen, Michael Schiele ka folur për futbollistin kosovar, Besar Halimi.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës luajti 68’të minuta në barazimin 1 me 1 në ndeshjen Sandhausen – Bochum, shkruan IndeksOnline.

Schiele për ‘Messin’ e Kosovës tha: “Besar Halimi po stërvitet shumë mirë me ekipin dhe ai e meritoi të startonte të dielën. Ai fitoi duele dhe bëri një super paraqitje”.

Halimi ishte i lënduar gjatë vitit 2020, por pas kthimit ai po vazhdon t’i rikthehet formës. Gjatë vitit 2021, ai ka bërë afro 100 minuta./IndeksOnline/