75 Mall Live Search
22:54 / E Martë, 26 Janar 2021 / Blerim

Hoxhaj nesër live në FB, kërkon t’i dërgoni pyetjet dhe komentet tuaja

U.D i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, njëherit kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 14 Shkurtit, ka ftuar qytetarët t’i dërgojnë pyetjet e tyre dhe nesër në orën 12:00 ai do t’u drejtohet përmes Facebook-ut në një transmetim LIVE.

Këtë e ka bërë të ditur vet Hoxhaj përmes një postimi në FB ku shkruan:

Të flasim për Rimëkëmbjen ?

Bashkëbisedimin e nisur javë më parë derë më derë, dua që ta vazhdojmë edhe përmes Facebook-ut. Të diskutojmë për planin e Rimëkëmbjes dhe mënyrat se si ta ngrisim mirëqenien për të gjithë ju, të dashur qytetarë.

Dërgoni pyetjet dhe komentet tuaja ?deri nesër në orën 12:00, në mesazh direkt në faqen time të Facebook-ut dhe unë do t’ju përgjigjem përmes transmetimit ?LIVE, gjatë ditës së mërkurë.

#Q&A #Rimëkëmbje #EnverHoxhajKryeministër