75 Mall Live Search
10:02 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / Blerim

Nuk është Mustafi/ Lazio prezanton mbrojtësin e ri

Skuadra e Lazios ka gjetur mbrojtësin e ri. Klubi nga Italia sot do ta prezantojë lojtarin, Mateo Musacchio.

Dje drejtori sportiv, Igli Tare, tha dje se klubi do ta bëjë një blerje të një mbrojtësi, shkruan IndeksOnline.

U mendua se ky mbrojtës do të jetë Shkodran Mustafi, pasi ky i fundit pritet ta ndërpresë kontratën me klubin e Arsenalit.

Megjithatë, mbrojtësi i ri i klubit “Biancocelesti”, do të jetë ish-mbrojtësi i AC Milanit, Musacchio.

30-vjeçari ka luajtur edhe për klubin e Villarrealit gjatë sezoneve 2010-2017 si edhe për River Platen gjatë viteve 2006 dhe 2009./IndeksOnline/