Reagon Zlatan: Në botën time s’ka racizëm!

Zlatan Ibrahimoviç ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetet sociale.
Sulmuesi suedez ishte protagonisti kryesor për eliminimin e AC Milan nga Kupa e Italisë mbrëmë në ndeshjen ndaj Inter, shkruan IndeksOnline.
Futbollisti shënoi një gol, por u ndëshkua edhe me karton të kuq.
Ai gjithashtu pati një përleshje të vogël me sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku.
Madje gjatë kësaj përleshje, u përdoren disa fjalë jo të mira nga dy lojtarët.
U mendua se Ibra bëri edhe fyrje raciste ndaj Lukakus, por përmes këtij shkrimi ai tregoi se nuk është e vërtetë.

“Në botën e Zlatanit nuk ka vend për racizëm. Ne jemi racë e njëjtë. Ne jemi të gjithë lojtarë, dikush më i mirë se tjetri”, ka shkruar Ibra duke publikuar një video interesante në rrjetet sociale.
Kujtojmë që Milan u eliminua nga Kupa pasi u mposhtë 2 me 1 nga Inter./IndeksOnline/
VIDEO: https://www.instagram.com/p/CA8pPu2nDMC/?igshid=1rfiq4tecd73u