Policia e Kosovës konfirmon vrasjen në Prishtinë, arrestohet dorasi
Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin që publikoi pak më herët IndeksOnline se një vrasje ka ndodhur në Prishtinë.
“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje te ndodhur në rrugën ” Ndue Perlleshi” ne Prishtinë”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
“Një person është arrestuar, si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë e përdorur në rast”, ka thënë Ahmeti.