Doarsa Kica: LDK nuk e ka trajtuar gruan ashtu siç duhet

Doarsa Kica Xhelili, kandidate për deputete nga Lista e Vjosa Osmanit në një debat në Kanal 10 ka thënë se pritja në terren është jashtëzakonisht e mirë. Duke folur për përbërjen e Listave, ajo tha se Lista e tyre është e ndarë 50-50 në përfaqësimin gjinorë.
“Lista e Vjosa Osmanit ka ndarjen 50-50, d.m.th ka 7 gra dhe 7 burra që janë pjesë e kësaj liste. Por, edhe LVV e ka tejkaluar kuatën e saj në listë. Te shumica e partive politike vërejmë vetëm respektim të kuotës e i fusin se po ua kërkojnë.
Në shumicën e partive, edhe në LDK nuk u jepet mundësia që e meritojnë grave”, tha Kica Xhelili. Ajo tha se si i ka trajtuar LDK gratë, flet mjaft rasti me zonjën Gërvalla dhe Osmanin.
