75 Mall Live Search
09:09 / E Premte, 29 Janar 2021 / Blerim

Policia nis hetimet për Ronaldon, theu rregullat e Covid-19

Policia italiane ka nisur disa hetime për sulmuesin e Juventusit, Cristiano Ronaldo pasi dyshohet se ky i fundit theu disa rregulla të Covidit-19.

Ronaldo nuk luajti të mërkurën në Kupën e Italisë, pasi kishte pushim për shkak të ditëlindjes së gruas së tij, shkruan IndeksOnline.

Dyshohet se ylli portugez udhëtoi në malet e Piemonte dhe Valle d’Aosta.

Autoritet pranuan se Ronaldo ishte në këto male, pasi postoi disa video duke festuar ditëlindjen e 27-të të Georgina Rodriguezit.

Nëse zbulohet se udhëtimi u bë, atëherë dënimi i vetëm që do të marrë lojtari juventin është një gjobë./IndeksOnline/