Tentuan të fusnin telefona e kartela në Burgun e Dubravës përmes “Playstation”, ndalohen

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në mëngjesin e sotëm në orën 08:45 në Qendrën Korrektuese në Dubravë, pas një informacioni konfidencial nga Njësiti i Inteligjencës së SHKK-së, përmes rrugëve operative, oficerët korrektues kanë arritur të parandalonin futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.
Me të pranuar informacionin, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç’rast kanë lokalizuar vendin dhe provat materiale.
“Gjatë kontrollimit të provave materiale, bastisja ka rezultuar pozitive, ku në një pajisje videolojërash elektronike, të tipit “ Playstation” në pjesë të kamufluar janë gjetur tre telefona mobilë, një simkartelë, një flash USB dhe tri kabllo për mbushje telefoni”, thekson komunikata
Ndërsa bëhet e ditur se i burgosuri i dyshuar se “Playstation” me gjëra të komofulara ka qenë i dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedura disiplinore, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryqë përballë këtyre dukurive negative, të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.



