75 Mall Live Search
15:06 / E Premte, 29 Janar 2021 / A. A

Batatina kërkon 450 mijë euro nga Beshiktashi për Valmir Veliun

Llapi prej disa ditësh është në negociata me Beshiktashin për transferimin e Valmir Veliut.

Gjatë qëndrimit në Antali të Turqisë, trajneri Tahir Batatina, ka pasur disa takime me koordinatorin e Beshiktashit, Mehmet Ekşi.

Ky i fundit e ka përcjell mesfushorin e Llapit rregullisht në ndeshjet miqësore dhe stërvitje, në Antali.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se Batatina ka kërkuar 450 mijë euro dëmshpërblim për të liruar nga kontrata Veliun.

Afati kalimtar i transferimeve është i hapur deri më 5 shkurt, në Turqi.

/Indeksonline/