75 Mall Live Search
17:20 / E Premte, 29 Janar 2021 / A. M.

U.d. Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger

U.d. Presidentja, Vjosa Osmani Sadriu priti sot në një takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger. Palët biseduan për zhvillimet e fundit në vend si në rrafshin e pandemisë e po ashtu edhe për zgjedhjet që do të mbahen së shpejti.

Në takim u diskutua për rëndësinë që kanë zgjedhjet dhe për nevojën për të garantuar një proces demokratik dhe transparent.

Në takim u vunë në pah raportet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Austrisë, duke konfirmuar përkushtimin e të dy shteteve për avancimin e këtyre raporteve.

Të dy palët potencuan rëndësinë e kujdesit nga Covid-19, ngase zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen në kohë pandemie.