75 Mall Live Search
09:43 / E Shtunë, 30 Janar 2021 / Blerim

Mourinho pas lëndimit të Kane: Shpresoj se tani Bale do të na ndihmojë

Mourinho në një konferencë për media tha se tani kohën e ka Bale për ta treguar vetën te Tottehami.

Pas lëndimit të Kane në ndeshjen kundër Liverpoolit, Mourinho tha se Bale tani e ka rastin që ta tregojë vetën, shkruan IndeksOnline

Ai deri me tani nuk ka pasur hapësirë të madhe me klubin e Mourinhos, ku shumicën e kohës është paraqitur si rezervist.

Por, “Special One” premton se tani është koha e tij.

“Kur humbisni një lojtar të kualiteteve të Kane, lojtarët tjerë duhet të bëjnë një hap para dhe shpresoj që Bale të na ndihmojë”, u shpreh Mourinho.