U lëndua ndaj Liverpoolit, kaq do të mungojë Kane

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane e ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Liverpoolit në Premierligë.
Kane u largua nga loja pas lëndimit, por si duket nuk do të mungojë edhe shumë, shkruan IndeksOnline
“The Telegraph” ka mësuar se anglezi do të mungojë për dy javë.
Ai pritet të mungojë ndeshjet ndaj Brighton, West Brom dhe Everton, mirëpo pritet të rikthehet në ndeshjen ndaj Manchester City më 13 shkurt.