75 Mall Live Search
11:25 / E Shtunë, 30 Janar 2021 / Blerim

Një rast i ri me Covid-19 te Bilbao, në rrezik ndeshja me Barcelonën

Ndeshja e javës së 21’të ndërmjet Barcelonës dhe Athletic Biblao mund të jetë në rrezik që të mos zhvillohet.

Ky dyshim vjen pas një rasti të ri me Covid-19 te skuadra e Bilbaos, shkruan IndeksOnline

Sipas njoftimit të klubit spanjoll, thuhet se personi i prekur me Covid-19 është izoluar dhe po respekton rregullat.

Bëhet fjalë për futbollistin, Ingo Vincente.

“Personi i prekur është me shëndet të mirë dhe është në përputhje me protokollin e izolimit sanitar në shtëpi”, shkruan pos tjerash në atë komunikatë.