75 Mall Live Search
13:38 / E Shtunë, 30 Janar 2021 / Blerim

Drenica nënshkruan me ish-futbollistin e Veronës

Skuadra e Drenicës sapo ka njoftuar se ka firmosur marrëveshje me ish-futbollistin e Hellas Veronës.

Fjala është për Harallamb Qaqi që nga sot do të vesh fanellën e klubit FC Drenica, shkruan IndeksOnline

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra nga Skenderaj përmes një postimi në ‘Facebook’.

Kujtojmë se qendërmbrojtësi ka luajtur për Carpin dhe Hellas Veronën në të kaluarën ndërsa së fundi ai luajti në Shqipëri te Laçi, Kukësi e Skenderbeu.