Zyrtare: Roma rikthen El Shaarawyn

Skuadra e AS Roma edhe zyrtarisht e ka njoftuar publikun se e ka rikthyer në ekip futbollistin, Stephan El Shaarawy.
Sulmuesi anësor ka firmosur kontratë me romakët, shkruan IndeksOnline.
“Kur kam mbërritur në Romë, e kam kuptuar se duhet shumë kohë për të hyrë brenda ekipit dhe qytetit. Kur u largova, kuptova se është shumë e vështirë, dhe klubi mbeti gjithmonë në zemrën time. Tani mezi pres të luaj përsëri”, ka thënë El Shaarawy.
Italiani u largua nga ‘Olimpico’ gjatë vitit 2019, për t’u transferuar në Kinë te klubi Shanghai Shenhua.
Në sezonet e para me Romën, ai kishte bërë afro 139 paraqitje – dhe shënoi 40 gola./IndeksOnline/