Drita e dobët në fazën përgatitore, pëson humbjen e radhës

Skuadra kosovare, FC Drita ka pësuar humbjen e radhës në fazën përgatitore.
Kampioni aktual i Superligës u mposht 2-3 nga klubi rus, FC Chayka, shkruan IndeksOnline.
“Ka përfunduar edhe ndeshja e dyte kontrolluese për ekipin tone. Një ndeshje tejet e forte dhe me shume lufte fizike për shkak edhe tç shiut, minuta pati pothuajse për te gjithë lojtaret.”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Drita ndeshjen e radhës do të luaj nesër, kundër ekipit nga Ukraina, FC Vorskal./IndeksOnline./