Atë që s’e bëri Unitedi xhiron e kaluar, e bën City

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar një fitore të madhe si vendas ndaj Sheffield United.
Ekipi i Pep Guardiolas fitoi minimalisht 1 me 0 në ‘Etihad’ ndaj Sheffield, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus.
City me fitore vazhdon kryesimin në Premierligë me 44 pikë, katër më shumë se vendi i dytë Manchester United [40] – kjo e fundit ishte mposhtur xhiron e kaluar nga Sheffield.
Sheffield me këtë humbje mbetet në pozitën e fundit në tabelë me vetëm 8 pikë./IndeksOnline/