Bahtiri arsyetohet për sharjen me nënë që ia bëri qytetarit: Mendoj se ishte i dehur

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka folur pas incidentit të ndodhur në tubimin e VV-së, atje, ku ky i fundit u dëgjua të shante me nënë, një qytetar.
Bahtiri tha se është ndjerë keq, por ai që ka dashur ta marr fjalën, mendon, se ishte i dehur, por se më vonë ka kërkuar falje për keqkuptimin e krijuar.
Sipas Bahtirit, ai qytetar, ishte i panjohur për të dhe për shumë të tjerë në tubim.
“Në tubim, ishte një entuziazëm i madh i qytetarëve, aty ka ardhur një djal i panjoftur për mua, mendoj q ëish kanë i dehur, dhe dontë ta merrte fjalën, kur kishin me bisedu presidentja, kryeministri në ardhje. Ai me cdo kusht donte ta ndërprente këtë protkol, ne e pamë që ishte tentativë e qëllimshme. Pastaj ka kërku falje, që u kanë një keqkuptim. Sigurisht se kam ndjerë vetën mirë, dhe të jap një konotacion tjetër, unë mendoj që cdo qytetar ka të drejtë të sillet në mënyrë normale”, tha Bahtiri në Debat Plus.