Reagon Grenelli pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatikes mes Kosovës dhe Izraelit

Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatikes mes Kosovës dhe Izraelit, si pjesë e marrëveshjës në Washington, ka reaguar i dërguari i posaçëm i ish-presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, shkruan Indeksonline.
Ai tha se dita e sotme është ditë vërtetë historike teksa edhe e ka falëndëruar ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Ministrinë e Punëve të Jashtme izraelite, ish-presidentin Donald Trump dhe Sekretarin e ri të Shtetit në SHBA, Antony Blinken.
“Ditë e mrekullueshme. Izraeli dhe Kosova zyrtarisht nënshkruajnë marrëdhëniet diplomatike. Faleminderit Meliza Haradinaj-Stublla, MPJ e Izraelit, Donald Trump dhe Sekretari i ri i Shtetit, Antony Blinken për përkushtimin tuaj për ta bërë ditën e sotme vërtetë ditë historike!”, ka shkruar Grenell në Twitter.
A great day.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 1, 2021
Israel and Kosovo officially sign diplomatic relations.
Thank you, @MelizaHaradinaj, @IsraelMFA, Donald Trump and @SecBlinken for your commitment to making today a truly historic day! pic.twitter.com/z4kSNjuqFY
Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti duke falënderuar ShBA-të për përkrahjen e fuqishme në këtë proces./Indeksonline/