75 Mall Live Search
17:50 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / AR

“Kështu jemi më të fortë”, ambasada e SHBA-së në Kosovë uron për marrëdhëniet diplomatike me Izraelin

Kosova dhe Izraeli sot kanë lidhur marrëdhënie diplomatike, ku për këtë gjë pati reagime të shumta, shkruan Indeksonline.

Ndër ta është edhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë, ku përmes një postimi thanë se kur partnerët tanë (Kosova dhe Izraeli) janë të bashkuar, Shtetet e Bashkuara janë më të forta.

Urime Izraelit dhe Kosovës për krijimin e marrëdhënieve diplomatike – një ditë historike. Kur partnerët tanë janë të bashkuar, Shtetet e Bashkuara janë më të forta. Lidhjet më të thella ndërkombëtare ndihmojnë më tej paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe Lindjen e Mesme”, ka shkruar në Twitter Ned Price./Indeksonline/

When our partners are united, the United States is stronger. Congratulations #Kosovo & #Israel. ??????

Posted by U.S. Embassy Pristina, Kosovo on Monday, February 1, 2021