75 Mall Live Search
17:48 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / OSH

Konjufca: Kësaj radhe fitorja është e lehtë por…

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, tash kandidat për deputet nga radhët e LVV-së, Glauk Konjufca sot ka qëndruar në qytetin e Lipjanit, në një tubim para-zgjedhor.

Në këtë tubim, Konjufca u shprehë se deri më tani nuk ka pasur modele qeverisëse por sunduese, transmeton Indeksonline.

“Nuk kemi pas modele qeverisëse deri më tani por sunduese”

“Kësaj radhe fitorja është e lehtë por duhet të jetë fitore që s’mund të na mbaj duart lidhur”

“Neve na duhet një qeverisje njëmend e cila ndryshon jetën, arsimimin dhe shëndetësinë”

“Është mbështetja e juaj ajo që fuqizon Lëvizjen e veprimet e saja”, tha Konjufca në Lipjan. /Indeksonline/