75 Mall Live Search
17:51 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / A. A

Reagon Avdyli pas transferimit në Zvicër: Premtoj se do të jap më të mirën time

Milot Avdyli bëri një hap të madh në karrierë duke u transferuar nga Trepça ’89 te Aarau në Zvicër.

18 vjeçari nënshkroi kontratë deri në qershor të vitit 2023.

“Së pari dua të falënderoj Zotin, pastaj familjen time, trajnerët e mi, menaxherin tim dhe të gjithë të tjerët që më kanë mbështetur gjatë rrugës. Unë jam gati për sfida të reja në karrierë dhe premtoj se do të jap më të mirën time!” ka shkruar Avdyli në Facebook.

Ai ka filluar karrierën te shkolla e futbollit ‘Kurda’, pastaj luajti te juniorët e Vushtrrisë ndërsa në Superligë debutoi me Trepçën ’89.

/Indeksonline/