Dy shqipet shkaktojnë “tërmet” në Turqi, Rroca dhe Ethemi tundin rrjetën

Dy futbollistët shqiptarë, Valon Ethemi dhe Eduart Rroca po shkëlqejnë tek skuadra turke, Istanbursporit.
Ethemi dhe Rroca kanë arritur të shënojnë sot gol kundër skuadrës së Altaj, transmeton Indeksonline.
Gjëja më e veçantë ishte festimi i dy futbollistëve pasi shënuan gol.
Ata festuan duke bërë simbolin e shqiptarëve, shqiponjën. Për Ethemin kjo ishte ndeshja debutuese./Indeksonline/