Zyrtare: Super talenti i Bayern Munchen transferohet në Serie A

Super talenti i Bayern Munchen, Joshua Zirkzee është larguar nga Bundesliga.
Ai është huazuar deri në fund të sezonit tek ekipi italian Parma, transmeton Indeksonline.
Skuadra italiane ka mundësi që ta blej plotësisht atë në fund të sezonit.
Drejtori i Bayern Munchen, Hasan Salihamidzic u shprehë se ky huazim u bë për t’i dhënë më shumë minuta Zirkzees./Indeksonline/