Aksident në Vushtrri, rrokulliset vetura

Reshjet e shiut që po vazhdojë edhe sot kanë vështirësuar qarkullimin në komunikacion, raporton IndeksOnline.
Përveç kolonave të gjata, janë shkaktuar edhe aksidente.
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë.
Në video shihet se si ka përfunduar jashtë rrugës një veturë e rrokullisur. Ndërsa në vend të ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore.