75 Mall Live Search
12:30 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / Blerim

Incident i vogël në NBA/ James ‘kapet’ me një tifoze

Gjatë ndeshjes Lakres-Atlanta (107-99) ndodhi një incident i vogël ku përfshi edhe ylli i basketbollit amerikan, LeBron James.

Në sallë ishin të pranishëm disa tifozë. Ishin dy femra që reaguan dhe filluan ta fyenin basketbollistin amerikan, shkruan IndeksOnline.

LeBroni po ashtu pati një debat me to, derisa ishte policia ajo që i largoi nga tribunat dy gratë që reaguan kundër basketbollistit.

“Jam i lumtur që janë rikthyer tifozët. Unë kisha një debat me to. Ata më thanë diçka unë u thashë atyre diçka. Nuk e di pse ndërhyri policia. Edhe pse më duket se ato kishin pirë diçka”, tha Jamesi pas ndeshjes.

Kurse vajza që u përfshi në këtë incident tha se ajo vetëm i doli në mbrojtje burrit të saj./IndeksOnline/