75 Mall Live Search
12:38 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / AR

Haradinaj takohet me ambasadorin e Zvicrës Thomas Kolly

Kandidati për president të Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në Facebook bëri të ditur se u takua me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Ai tha se gjatë këtij takimi temë e bisedës ishte zhvillimi aktual në vend si dhe themelimi i bashkëpunimit midis Kosovës dhe Zvicrës.

Falënderova z. Kolly për mbështetjen që ky vend mik i ka dhënë Kosovës dhe popullit tonë në vazhdimësi”, ka shkruar Haradinaj.