Llapi prezanton mbrojtësin francez

Skuadra kosovare, KF Llapi ka bërë një blerje të radhës në këtë afat kalimtar.
Llapi sot në zyrat e saja prezantoi mbrojtësin nga Franca, Anthony Monin, shkruan IndeksOnline.

“Llapi ka arritur marrëveshje 2 vjeçare me qendërmbrojtësin francez, Anthony Monin i cili nga dita e sotme është bashkuar me skuadrën, ndërsa ka patur edhe disa minuta në ndeshjen kontrolluese ndaj Bashkimit.”, shkruhet në njoftimin e klubit.