75 Mall Live Search
16:12 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / OSH

Një burrë në Slloveni hyri në banesën e gruas së tij, ia preu fytin me thikë dhe iku

Një vrasje makabre ndodhi të dielën rreth orës 11 në Kamnik të Sllovenisë.

34-vjeçarja Marina Ilikiq u vra nga burri i saj, Goran, nga i cili po përpiqej të divorcohej. Ai ia preu fytin me thikë.


Sipas policisë, burri shkoi rreth orës 11 në shtëpinë ku jetonte gruaja e tij, me të cilën ishte në një proces divorci. Ai e theu derën, e sulmoi dhe e goditi me thikë duke ia prerë fytin.

Ai u arratis pas vrasjes, por u gjet dhe u arrestua shpejt nga policia.

Një hetim është duke u zhvilluar për këtë ngjarje tragjike.

Çifti kishte dy fëmijë.