Reali nis përgatitjet për ‘pastrim’ – ky është lojtari i parë që do të largohet gjatë verës!

Skuadra e Real Madridit pritet që gjatë verës t’i bëjë disa largime.
Gazeta spanjolle “AS” shkruan sot se klubi i Zinedine Zidanes është i gatshëm ta shesë Vinicius Juniorin, shkruan IndeksOnline.
Real Madrid are ready to sell Vinicius Junior in the summer, according to AS ? pic.twitter.com/vnOeqsjC0S
— Goal (@goal) February 3, 2021
20-vjeçari nuk është i lumtur me trajnerin Zidane dhe kërkon një klub të ri ku mund të luajë më shumë minuta.
Braziliani u transferua në Madrid nga klubi Flamendo gjatë vitit 2018. Ai bëri afro 70 paraqitje me ekipin e parë dhe të dytin te Reali./IndeksOnline/