Lajm i mirë nga Torino, rikthehet Vojvoda

Mërgim Vojvoda është rikthyer në stërvitje te skuadra italiane, Torino.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës sot gjatë ditës ka stërvitur me grupin e klubit italian, shkruan IndeksOnline.
Lajmin e konfirmoi klubi përmes rrjeteve sociale.
⚽️ | ALLENAMENTO
— Torino Football Club (@TorinoFC_1906) February 3, 2021
Per Vojvoda una parte del lavoro in gruppo
?https://t.co/gXg77ltTO4#SFT
“Vojvoda i bashkohet grupit”, shkruan Torino në rrjetet sociale.
Ylli kosovar pati një lëndim në pjesën e krahut dhe mungoi për më shumë se dy javë./IndeksOnline/