75 Mall Live Search
16:07 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / Blerim

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër katër personave për krim të organizuar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, kundër 4 personave.

Katër të dyshuarit akuzohen për veprat penale “Krimi i Organizuar”, “Pastrimi i parave”, “Hyrje në sistemet Kompjuterike”, “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorimi kartelave të bankës apo kreditit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, në aktakuzën e tyre i është propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit.

Ky është njoftimi i potë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër katër (4) të pandehurve për veprat penale “Krimi i Organizuar”, “Pastrimi i parave”, “Hyrje në sistemet Kompjuterike”, “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorimi kartelave të bankës apo kreditit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Të akuzuarit janë: M.K. A.Q. R.K. V.M. 

Në Aktakuzë i është propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit./Indeksonline