75 Mall Live Search
10:37 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / Blerim

Celina i pafat, mbrëmë humbi një rast të mirë

Skuadra e Dijonit mbrëmë u mposhtë minimalisht 0-1 nga Lyoni.

Mjaftoi goli i Paquetas, për t’ia dhuruar tri pikë të arta klubi të Lyonit, shkruan IndeksOnline.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina, nuk luajti nga minuta e parë, por u inkuadrua në lojë në minutën e 59-të.

Celina pati një mundësi të artë për ta barazuar rezultatin, por goditja e tij shkoi në duart e portierit.

Kosovari përkundrazi, gjatë atyre minutave sa luajti, bëri një superparaqitje./IndeksOnline/