75 Mall Live Search
10:41 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / AR

Vendi më liberal për masat kundër Covid-19 i mbyll kufijtë, s’ka hyrje pa test negativ

Shtetasit e huaj që udhëtojnë për në Suedi, nga e shtuna duhet ta paraqesin një test negativ të koronavirusit të bërë jo më vonë se 48 orë, njoftoi Qeveria e Stokholmit, transmeton Indeksonline.

Vendimi u mor me rekomandimin e Agjencisë së Shëndetit Publik javën e kaluar, për të parandaluar përhapjen e varianteve të reja të koronavirusit.

Qeveria tha se përjashtime do të bëhen për punëtorët ndërkufitarë dhe të huajt që banojnë në Suedi, për të cilët do të zbatohen rregulla të tjera, shkruan Agerpresi./Indeksonline/