75 Mall Live Search
16:08 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / OSH

Vetura 3Z në 100 km/h në “zonën 50”, në Pejë

Sot një veturë zyrtare me tabela 3Z, ka thyer rregullat e komunikacionit në qytetin e Pejës.

Në një video që kanë dërguar lexuesit në adresë të IndeksOnline shihet një veturë në zonën ku shpejtësia e lejuar është deri në 50 km/h, vetura zyrtare shtyp gazin deri në 100km/h.

Në video shihet se vetura ul shpejtësinë në hyrje të rreth rrotullimit.

Rastet të tilla nuk janë të rralla në Kosovë./IndeksOnline/