75 Mall Live Search
18:49 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / Blerim

Zjarri përfshin spitalin Covid në Ukrainë, humbin jetën 4 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ukrinë, ku një spital Covid, është përfshirë nga flakët.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se si pasojë e zjarrit kanë mbetur të vdekur 4 persona, ku në mesin e tyre edhe një mjek.

Ndërkohë, tre të tjerët kanë qenë pacientë, të cilët ishin të infektuar, të cilët po trajtoheshin për të luftuar sëmundjen vdekjeprurëse të koronavirusit.

Zjarri ra në pavionin e kujdesit intensiv në Spitalin Klinik Rajonal të Sëmundjeve Infektive në Zaporizhia. Zjarri shpërtheu pak para mesnatës së të enjtes në katin përdhes të spitalit pesë katësh, ku pacientët po trajtoheshin nga simptoma akute të frymëmarrjes prej COVID-19.

Mësohet se si pasojë e zjarrit dhe dy pacientë të tjerë morën djegie dhe helmime nga produktet e djegies.

Shërbimet e urgjencës mbërritën në vendin e ngjarjes dhe menjëherë bën të mundur evakuimin e tetë personave nga flakët, përfshirë dy pacientë të plagosur. Autoritetet thonë se zjarri u vu nën kontroll dhe u shua nga ora 00:19 me orën lokale.