Mbahet seanca fillestare për vrasjen e Oliver Ivanoviq

Sot, duke fnga ora 09:30, në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, do të mbahet seanca fillestare për rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, shkruan IndeksOnline.
Oliver Ivanoviqi u vra më 16 janar 2018, në rrugën “Sutjeska” në qendër të veriut të Mitrovicës të Kosovës. Ai u vra me gjashtë të shtëna në shpinë nga një automjet në lëvizje dhe po të njëjtën ditë, në qytet u gjet një automjet i djegur “Opel Astra”, nga e cila dyshohet se u qëllua.