75 Mall Live Search
08:04 / E Premte, 05 Shkurt 2021 / Blerim

ZYRTARE: Liridon Krasniqi në Newcastle

Futbollisti kosovar ka gjetur klubin e ri përtej oqeanit.

Ashtu siç kishte raportuar IndeksOnline, Liridon Krasniqi është transferuar në Australi, te skuadra e Newcastle Jets.

Krasniqi është huazuar nga klubi Johor në klubin që bën gara në A-League – ligë kjo që ka një tjetër kosovar, Besart Berishën.

Përmes rrjeteve sociale, Krasniqi është deklaruar i lumtur me nënshkrimin e marrëveshjes.

“Jam shumë i emocionuar për fillimin e një karriere të re. Shpresoj që të ju bëjë të lumtur. Mezi pres të luaj dhe ta tregoj potencialin tim në A-League”.

Kujtojmë që lojtari nga Komuna e Vitisë është i pajisur me pasaportë të Malajzisë dhe se është larguar përfundimisht nga Kombëtarja e Kosovës./IndeksOnline/